Kreshnik Spahiu: Dje Yuri Kim votoi kundër Metës! Presidenti, më i rrezikshëm se Emiljano Shullazi

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Dje Yuri Kim votoi kundër Metës! Presidenti, më i rrezikshëm se Emiljano Shullazi

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:41
Kreshnik Spahiu, Yuri Kim dhe Ilir Meta

Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar pas deklaratës së bujshme të Presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit i ka bërë thirrje ambasadores amerikane Yuri Kim që të mos e mbrojë kryeministrin Edi Rama. Replika me tone të ashpra e Metës erdhi pasi ambasadorja Kim i kërkoi që të heqë nga retorika e tij cfurgjet dhe sëpatat për mbrojtjen e votës.

Në një postim në facebook, Spahiu thotë se mbrëmjen e djeshme Kim e trajtoi Metën më keq se Emiljano Shullazin, pasi sipas tij ai është më i rrezikshëm.

Spahiu shprehet se në 25 prill shqiptarët do të votojnë për Amerikën dhe jo për Berishën e Metën.

Postimi i plotë:

KRESHNIK SPAHIU: Yuri Kim e trajtoi Ilir Metën, më keq se Emiljano Shullazin sepse realisht ai është më i rrezikshëm. Amerika ka 30 vjet partner i Shqipërisë dhe e din fare mirë sa herë i është afruar burgut Ilir Meta por ka shpëtuar.

Dje Yuri Kim votoi publikisht kundër Metës dhe Berishës, nesër shqiptarët votojnë Amerikën, jo Monikën

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat