Qëlloi me pistoletë aktivistin e PD në Kavajë, Gjykata jep vendimin për Ndriçim Jonuzin

Shqipëria

Qëlloi me pistoletë aktivistin e PD në Kavajë, Gjykata jep vendimin për Ndriçim Jonuzin

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:50
Ndriçim Jonuzi

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për Ndriçim Jonuzin, i dyshuar si autori  i plagosjes së sekretarit të zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Ndërsa për Dorjan Troplinin dhe Markel Shtyllën gjykata vendosi masën e ‘arrestit në shtëpi’. Këta persona akuzohen se sulmuan sekretari e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë.

Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike.

Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vërë në pranga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat