Të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Sipas sondazheve, garë e ngushtë për kryeministër po zhvillohet mes kandidatit të PS-së, Edi Rama dhe atij të PD-së, Lulzim Basha.
Te dytë zhvilluan fushatë të ashpër me kritika të shumta në drejtim të njëri-tjetrit.
Kryeministri i deritanishëm i Shqipërisë, Edi Rama gjatë tërë fushatës refuzoi të flas për homologun e tij, Albin Kurti.
Në një intervistë të dhënë për “Euro News”, Rama tha se për Albin Kurtin nuk do të flas para datës 26 prill.
Kjo heshtje e Edi Ramës lë shumë pikëpytje, duke ditur raportet e tij me Kurtin në të kaluarën.