Prodhimet e fermerëve të Maliqit edhe këtë vit i mori lumi

Shqipëria

Prodhimet e fermerëve të Maliqit edhe këtë vit i mori lumi

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Edhe këtë vit mundi dhe puna e fermerëve të fshatit Orman në Maliq shkoi në lumë.

"Patatja dhe qepa kalben, nuk ka treg. I hedhin atje dhe i merr Devolli."

Patatja, fasulja dhe qepa janë produktet kryesore që prodhohen në këtë fshat dhe shiten me shumicë por pandemia ndihmoi faktorë të tjerë që të gjunjëzonte fermerët pasi shitjet kanë rënë në mënyrë drastike vitin e fundit.

"Patate mund të ketë 3-4 mijë kuintal. Situata është shumë e vështirë, patate ka pa shitur, fasule, qepë po ashtu. Duhet një kontratë me të tjerët."

Ata thonë se krahas të gjithë problemeve, edhe futja e produkteve të huaja shkakton probleme në treg.

Në kushtet kur janë qindra ton produkte të pashitura, fermerët kanë dy mundësi, ose t'ua japin bagëtive ose ti hedhin në lumë.

"Nëse nuk shiten edhe këtë muaj, kush ka bagëti do t'ua japë atyre, kush nuk ka kanali është aty."

Përballë kësaj situate fermerët apelojnë ndaj shtetit të krijojë lehtësira për shitjen e prodhimeve vendase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat