Vazhdon shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ 42, bashkia Kavajë.
Sipas kryetarit të komisionit, deri tani janë shpërndarë materialet për njësitë administrative Golem, Luz dhe Helmas.
Në territorin e bashkisë së Kavajës janë ngritur 90 qendra votimi, ndërsa numri i votuesve është 64 729.
Sot në Shqipëri është heshtje zgjedhore, kures nesër është dita e zgjedhjeve.