Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e procesit të votimit në Shqipëri, nga ku do të përcaktohet edhe qeveria e re, në Qarkun e Lezhës janë shpërndarë materialet zgjedhore për të gjitha Qendrat e Votimit.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se është konstatuar mungesa e një lexuesi elektronik në Qendrën e Votimit 725 Manati, në Njësinë Kolsh.
Për këtë rast në dijeni është vënë edhe KQZ dhe prej tyre është bërë e ditur se nesër në mëngjes gjithçka do të jetë gati.