LSI Devoll ka përgënjeshtruar lajmin se disa komisionerë të kësaj force politike janë larguar nga KZAZ-të. LSI thotë se Rilindjen e ka kapur paniku në devoll dhe sponsorizon lajme të rreme
Më tej, LSI bën me dije se të gjithë komisionerët e tyre janë në krye të detyrës. Më herët thuhej se disa komisionerë kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku thonin se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin në procesin zgjedhor.
Nga ana tjetër, raportohej se këta komisionerë kanë kaluar në Partinë Socialiste.
Reagimi i LSI Devoll
Lajmi i rremë për largimin e komisionerëve reagon LSI e Devollit Rilindja në Devoll e kapur nga paniku i humbjes së thellë sepse do të dalë forcë e tretë sponsorizon lajme të rreme. Të gjithë komisioneret e LSI janë në krye të detyrës.