"Më të rrezikshmit janë kriminelët brenda gjyqësorit dhe prokurorisë", apeli i Metës: Thirrini mendjes!

Shqipëria

"Më të rrezikshmit janë kriminelët brenda gjyqësorit dhe prokurorisë", apeli i Metës: Thirrini mendjes!

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:17
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një tjetër mesazh për zgjedhjet. Në një postim në facebook ai thotë se kriminelët janë kudo të rrezikshëm, por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Prandaj Meta apelon ti thërrasin mendjes.

Meta: Zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t'ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.

Presidenti i Republikës thotë se është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin dhe është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë.

Meta: Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.

Më herët Meta paralajmëroi se pas 25 prillit do të hetohet çdo krim zgjedhor dhe në mënyrë të veçantë çdo mos hetim i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat