Ligji i pengon të marrin pjesë në zgjedhje: Vetëm 73 të burgosur në burgun e Drenovës do të votojnë

Shqipëria

Ligji i pengon të marrin pjesë në zgjedhje: Vetëm 73 të burgosur në burgun e Drenovës do të votojnë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:52
Burgu i Drenovës

Në burgun e Drenovës vuajnë dënimet 470 të burgosur.

Nga këta, ne lista e votimit janë 265 te burgosur, pasi pjesës tjetër nuk ju lejohet te votojnë për shkak te veprave te rënda për të cilat janë dënuar.

Burime te sigurta për Top Channel thonë se nga 265 do të votojnë vetëm 73 të burgosur pasi një pjesë nuk kanë kartat e Identitetit, ashtu sic ka të burgosur të cilët nuk kanë treguar interes për të votuar.

Salla ku do votohet është bërë gati për procesin e votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat