Elia Zaharia, bashkëshortja e princ Lekës i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ditën e nesërme të shkojnë drejt kutive të votimit dhe të votojnë masivisht.
Mesazhi i Elia Zaharisë për shqiptarët është voto me mendje, zemër, qytetari, koshiencë, shpresë, pastërti, të ardhmen, fëmijët dhe Atdheun.
Po ashtu Elia thekson:
“Dhe kushdo të fitojë mos harro, jemi të gjithë një familje dhe quhemi Shqipëri”.
