Votimet e të dielës, ambasadorja Kim në Shkodër, Soreca në Elbasan

Shqipëria

Votimet e të dielës, ambasadorja Kim në Shkodër, Soreca në Elbasan

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:51
Ambasadorët e SHBA dhe BE

Ambasadorët e SHBA dhe BE do të jenë nesër në Shkodër dhe Elbasan për të monitoruar nga afër procesin e votimit.

Yuri Kim do të vëzhgojë mëngjesin e të dielës Qendrën e Votimit 28 Nentori në Shkodër në orën 09:00, ku pritet të ketë një komunikim për mediat.

Edhe Luigi Soreca do tu drejtohet me një mesazh qytetarëve në orën 11:00 nga Elbasani.

Janë tre milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë që kanë të drejtë vote të dielën në 25 Prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat