Kandidatja e LSI-së në qarkun e Elbasanit, Mimoza Trimi është shoqëruar në polici pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim votës.
Sipas informacioneve, në automjetin e saj janë gjetur disa kartëmonedha me prerje 10-she.
Policia ka sekuestruar automjetin në momentin e ndalimit në zonën e Rrapishtes, në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Deri më tani nuk ka akoma një reagim zyrtar nga policia.