Problemet me pajisjen elektronike kanë vonuar nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit.
Në shkollën “Jani Minga” në Vlorë ka pasur vonesë për fillimin e procesit të votimit. Shkak për këtë situatë është bërë vendosja në punë e pajisjes së identifikimit biometrik dhe të vonesës nga ana e operatorëve.
Ndërkohë qendra e votimit 3030/1 në qendër të qytetit të Fierit nuk nisur votimin, pasi nuk funksionojnë aparaturat.
Po kështu probleme ka edhe në dy qendra votimi në Librazhd, 27071 dhe 27061. Procesi i votimit nuk ka nisur për shkak të një problemi me energjinë elektrike.
Sakaq, në bashkia Has, një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik.
Po kështu, deri më tani 5 qendra në qarkun Kukës nuk kanë nisur ende votimin. Në Elbasan ka probleme në disa qendra votimi, pasi po ndërrohen komisionet.