Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2021. Siç janë raportuar edhe më herët këto zgjedhje kanë disa zona të ‘nxehta’, zona të cilat mund të jenë edhe përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve.
Edhe vëmendja e ndërkombëtarëve është përcaktuar në këto zona të ‘nxehta’. Dibra dhe Durrësi janë 2 qytete që konsiderohen si zona të nxehta. Edhe gjatë fushatës elektorale në këto dy qytete ka pasur incidente. Gjithashtu në Durrës dhe Dibër ka policia ka evidentuar raste për shit-blerjen e votës.
Elbasani është një tjetër zonë e nxehtë. Në Elbasan në ditët e fundit të fushatës pati përleshje mes mbështetëse të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, përleshje që çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Edhe Shkodra konsiderohet si një zonë e nxehtë për këto zgjedhje. Qyteti verior konsiderohet si bastion i së djathtës, por në këtë zonë kandidon edhe numri 1 i PSD, Tom Doshi. Në Shkdoër është në terren edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.