Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka zbuluar përmes një postimi në “Facebook” se ka votuar. Ai shprehet se e ka kryer detyrën e tij si qytetar, si një qenie shoqërore i plot përgjegjshëm për ardhmërinë e vendit.
Gjithashtu Kalo shton se pas votimit është nisur për në punë, pasi beteja me armikun e padukshëm, Covid-19, ende nuk e kemi fituar.
“Kohë kovidiane.... 25.04.2021....I vetëndërgjegjshëm dhe i plotëshpresë unë Dr. Tritan Kalo, e kreva detyrën time qytetare si një qënie shoqërore i plotëpërgjegjshëm për Ardhmërinë e Vendit tim, të Popullit e të Kombit tim, porsa VOTOVA....Si Profesionist tashmë jam udhës për në QSUNT, sepse betejën me armikun e padukshëm, “flamën mbarëbotërore” të Sars- Cov2/Covid-19 ende nuk e kemi fituar....
KURRË mos e ulni besimin në Përkushtimin, Punën, Profesionalizmin dhe Përkujdesin tonë.... Ditë më të djellta na presin.... Together forever!!!”, shkruan mjeku i njohur bashkëngjitur me fotot ku tregon se ka votuar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/25/auto_-640-0-608511fdf35061619335141.png)