Yuri Kim nga Shkodra: SHBA mbështet të drejtën e shqiptarëve për të votuar

Shqipëria

Yuri Kim nga Shkodra: SHBA mbështet të drejtën e shqiptarëve për të votuar

Më: 25 prill 2021 Në ora: 09:25
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar sot në Shkodër, ku ka vëzhguar nisjen e votimit në qendrën e votimit në shkollën “28 Nëntori”.

Znj. Kim përforcoi për gazetarët deklaratën se SHBA nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat, por mbështet të drejtën e shqiptarëve për të votuar.

“SHBA nuk mbështet asnjë parti politike apo kandidat.

Por mbështesim të drejtën e qytetarëve shqiptarëve për të votuar. Kjo është dita juaj!”- tha ambasadorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat