Presidenti Ilir Meta është nisur drejt Elbasanit për të parë më nga afër procesin zgjedhor në këtë qytet.
Burime nga Presidenca mësohet se Kreu i Shtetit do të vizitojë disa qendra votimi në këtë qytet.
Më herët, Kreu i Shtetit ka deklaruar se do të jetë kudo.
Elbasani është një nga zonat më të nxehtë zgjedhor, ku gjatë fushatës elektorale pati edhe përplasje me armë zjarri ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.