Votim elektronik te njësia 10, qendra e bllokuar prej 45 minutash

Shqipëria

Votim elektronik te njësia 10, qendra e bllokuar prej 45 minutash

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:21
Ardit Hoxha

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ishte në njësinë numër 10, aty ku dhe do të vihet në zbatim për herë të parë projekti pilot i votimit elektronik. Ai raportoi se në këtë qendër janë hasur probleme, gjë që ka sjellë dhe bllokimin e saj prej më shumë se 45 minutash.

Shkak kryesor i këtij problemi është bërë bllokimi i printerit i cili pamundëson vijueshmërinë e procesit të votimit.

Gazetari Hoxha sqaroi se në shkollën “Dora Distria”, ka pasur probleme konkretisht në qendrën e votimit 1981, ku shpjegoi dhe më detajisht si po vijon procesi i votimit.

Siç raportoi dhe gazetari i Euronews Albania në hyrje të hollit të shkollës  është vendosur një pajisje e votimit dhe numërimit elektronik dhe janë persona përkatës që dinë se si funksionon ky proces që qëndrojnë në gatishmëri për t’ju shpjeguar më shumë qytetarëve rreth votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat