Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka bërë një përmbledhje në lidhje me procesin e deritanishëm të votimit në zgjedhjet e 25 prillit.
''Janë 142 qendra votimi nga 5199 në të cilat procesi i identifikimit po bëhet manualsiht. Rreth 120 qendra votimi po për faktin se operatorët nuk u paraqitën në vendin e votimit.
Në të gjitha qendrat e tjera procesi i identifikimit po kryehet nëpërmjet pajisjes elektonike.
Kemi pasur dia probleme të karakterit teknik, në fakt në pritshmërinë tojë kemi pasur pritshmëri më të mëdha duke qenë se kjo është një pajisje që përdorët për herë të parë në Shqipëri.
Ka pasur disa probleme , më së shumti për shkak të nivelit të ulët të dijeve të marra nga operatorët dhe probleme teknike që kanë të bëjënë më së shumti me printimin. 5700 telefonata në orët e para të mëngjesit në lidhje me problematikën, kanë marrë zgjidhje mbi të gjitha problematikat që janë vërejtur.
Çdo komisioner në qendrat e votimit të vazhdojnë të bëjën detyrën dhe përfaqësuesit e partive politike t'i lënë t ë qetë të bëjnë punën e tyre," tha Celibashi.