Ambasada e SHBA-së në Tiranë po e ndjek hap pas hapi procesin e votimit në Shqipëri, me vëzhguesit e vet që i ka shpërndarë në të gjithë vendin.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri! – thuhet në njofimin e ambasadës në Fb.
"Ekipet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shpërndarë sot në të gjithë Shqipërinë, për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit.
Ja disa prej fotove që kemi marrë nga ekipet tona! Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj!”
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/25/auto_011619343870.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/25/auto_021619343875.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/25/auto_031619343879.jpg)