Procesi i votimit është bllokuar në Qendrën e Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën "Andon Zako Çajupi."
Nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij, të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë.
Pas veprimeve policore, ka rezultuar se shtetasi Granit Sulku, 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.
Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.
Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.
Në përfundim të hetimeve u u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Granit Sulku, 30 vjeç, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votës".