Kreu i misionit ENEMO (Rrjetit Europian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve), Gianluca Passarelli pas monitorimit të procesin zgjedhore në njërën nga qendrat e votimit në Tiranë tha se sot në Shqipëri duhet të garantohet vullneti i lirë i çdo qytetari.
Passarelli u shpreh optimistë se procesi do përfundoj në mënyrë paqësore dhe nuk presin dhunë nga asnjëra anë.
Passarelli: Qytetarëve të Shqipërisë duhet tu garantohet vota e tyre
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri dhe është një formë e foljes së demokracisë në Shqipëri. Të gjithë qytetarët duhet të votojnë dhe ky vullnet duhet t’u garantohet[…]Shpresojmë që sot dhe nesër edhe procesi i monitorimit të përfundoj në mënyrë paqësore nuk presim të ketë dhunë nga asnjë anë, e dënojmë çdo formë të dhunës të secilit subjekt të secilës anë“, tha ai.
Passarelli theksoi se misioni ENEM nesër do e nxjerr raportin me gjetjet preliminare për procesin zgjedhor të sotëm në Shqipëri.
Passarelli: Dhuna nuk është e mirë, nesër e nxjerrim raportin
“Dhuna nuk është kurrë e mirë, ne do të nxjerrim nesër raportin tonë të gjetjeve preliminare në orën 13:00”, theksoi ai.