Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë një apel për komisionerët e të gjtiha Qendrave të Votimit në vend.
Përmes një statusi në “Twitter”, Celibashi thekson se atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorët e jashtëm politik.
Më tej ai thekson se trajtimi i problematikave teknike të bëhet me të gjitha palët politike dhe me KQZ, pasi nënvizon se është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin.
“Atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorë të jashtëm politikë. Ti lemë të qetë të bëjnë punë e tyre. Trajtimi i problematikave teknike në bashkëpunim me të gjitha palët politike dhe me KQZ, mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit”, tha Celibashi.