“Mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit”, Meta: Akt frymëzues në ditën e sovranit

Shqipëria

“Mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit”, Meta: Akt frymëzues në ditën e sovranit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 14:11
Klodian Elqeni

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka reaguar pas ngjarjes së frikshme që ndodhi ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”.

Presidenti shpreh mirënjohje për gjestin e 22-vjeçarit, Klodian Elqeni, i cili ndërhyri për të neutralizuar 32-vjeçarin, Arben Mema.

Ky i fundit po bënte veprime të pakontrolluara me makinën e tij, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që ndodheshin në shesh.

Në një postim në “Facebook”, Meta shprehet se Klodiani shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve duke parandaluar një ngjarje të rëndë.

Kreu i Shtetit shton se pikërisht në ditën e zgjedhjeve, akti i tij është shembull frymëzues për të gjithë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat