Futen ilegalisht për të votuar në atdhe.
Anëtari i Partisë Demokratike në KZAZ, në Devoll Gentian Demcolli, ka konfirmuar se në fshatrat kufitare ditën e sotme ka pasur qytetarë të cilët janë futur ilegalisht në vend për të votuar.
Ndër të tjera ai thotë se emigrantëve i është komunikuar se nuk mund të votojnë për shkak të duhet të jenë në karantinë.
Sipas vendimit të fundit bërë me dije nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, masë e cila u vendos për parandalimin e përhapjes së virusit.