Në Lekbibaj të Tropojës ka filluar sërish procesi i votimit. Procesi i votimit ka qenë i pezulluar për disa orë dhe kjo për shkak të incidentit mes komisionerve të PD-së dhe PS-së.
Euronews Albania kontaktoi me komisionerët e të dyja partive, të cilët kanë treguar arsyet e tyre për ndërprerjen e procesi të votimit.
“Sipas PD-së ndërprerja ka ndodhur për shkak të shit blerjes së votës, ndërsa komisionerët e PS-së kanë thënë se ndodhi për shkak të personave që ndodheshin aty dhe kanë krijuar një konflikt të pasqaruar. Megjithatë PS-ja ka kërkuar qëndrimin zyrtar të policisë për të mësuar më shumë,” shprehet gazetari i Euronews Albania Jurgen Zela.
Euronews Albania ka kontaktuar me policinë, por nuk kanë thënë asnjë deklaratë. Në bashkitë e tjera të qarkut të Kukësit procesi vazhdon normalisht.