Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim bëri të ditur se do të ketë një shtim të konsiderueshëm të trupave pjesëmarrëse në stërvitjen e NATO-s, “Defender 2021” që do të zhvillohet në Shqipëri.
Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.
“Prej të Hënës, do të ketë edhe 800 trupa amerikane në Shqipëri, duke ndërtuar me mijëra të tjerë, stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.
Jemi NATO, SHBA-Shqipëri, krah për krah”, ka shkruar ajo.