Zgjedhjet në Shqipëri jehonë në mediat ndërkombëtare: Meta kundërshtar i zjarrtë i qeverisë

Shqipëria

Zgjedhjet në Shqipëri jehonë në mediat ndërkombëtare: Meta kundërshtar i zjarrtë i qeverisë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:01
Basha, Rama dhe Meta

Ditën e sotme 3,588,869 shqiptarë do u drejtohen qendrave të votimit, ku dhe do të zgjedhin se kush do të jetë në qeveri edhe për 4 vitet e tjera të ardhshme.

Ndërkohë, zgjedhjet në vendin tonë sot kanë qenë edhe në 'sytë' e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar edhe artikuj.

Reuters, AbcNews, Euronews, Swissinfo i kanë kushtuar vëmendje të veçantë rolit të presidentit Meta, korrupsionit, shit-blerejeve të votave, si dhe vënien në peshore të dy forcave politike kryesore në vend, PS dhe PD.

Po ashtu ato shkruajnë zgjedhjet në Shqipëri janë më të trazuara politike të mbajtura që pas pluralizmit në vendin tonë.

Në një atikull me titull ‘Shqiptarët votojnë për qeverinë e re me shartim në mendjen e tyre‘, Reuters shkruan se zgjedhjet janë ‘kokë më kokë’ mes forcave kryesore, ndërsa korrupsioni rëndon mbi votuesit në një nga kombet më të varfra të Evropës.

Image

Po ashtu media nuk ka lënë pa përmendur edhe vrasjen në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

“Të mërkurën një mbështetës i PS u vra dhe katër njerëz u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri përpara një zyre të PD. Votuesit janë të etur për t’i dhënë fund korrupsionit të përhapur që e renditur Shqipërinë në vendin e 104-të në listën e 180 vendeve të Transparencës Ndërkombëtare për vitin 2020 dhe përballen me akuzat e SH.B.A.-së për të qenë një burim kryesor për prodhimin e marihuanës dhe dërgesat e tjera të drogës."

Ndërkohë Abcnews, në një artikull me titull “Shqiptarët votojnë në zgjedhje pas një lufte të hidhur politike”, shkruan:  “Megjithëse zyrtarisht i paanshëm, Presidenti Ilir Meta është kthyer në një kundërshtar të zjarrtë të qeverisë, duke akuzuar Ramën për përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e tij dhe drejtimin e një “regjimi kleptokratik” që ka goditur reagimin pandemik dhe ka vonuar integrimin e vendit në BE”,

Sakaq, media Euronews, i sheh zgjedhjet si vendimtare për anëtarësimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në artikullin me titull: ‘Zgjedhjet shqiptare shihen si një moment kryesor në rrugën drejt anëtarësimit në BE’, Euronews shkruan: ‘Shqipëria ka qenë një anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe po synon të nisë negociatat e saj të anëtarësimit me Bashkimin Evropian më vonë këtë vit.’

Image

Për zgjedhjet në Shqipëri ka shkruar edhe media zviceriane, Swissinfo.

Në artikull po ashtu theksohet edhe se ku janë përqendruar dy forcat politike kryesore.

"Partia Socialiste (PS) e Kryeministrit Edi Rama po kërkon një mandat të tretë, ndërsa Partia Demokratike (PD) e Lulzim Bashës dëshiron një rikthim në pushtet tetë vjet pasi humbi zgjedhjet në vendin Adriatik me 2.8 milion njerëz“.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat