Vazhdon procesi i votimit në Elbasan, qytetarët duan punësim

Shqipëria

Vazhdon procesi i votimit në Elbasan, qytetarët duan punësim

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Anembanë Shqipërisë është duke vazhduar procesi i votimit në zgjedhjet e përgjithshme.

Në Elbasan gjithçka është duke shkuar në rregull deri më tani.

Votuesit po hedhin votën e tyre, ndërkaq për qeverisjen e re kanë kërkesa të ndryshme.

“Procesi po shkon në qetësi, më mirë nuk bëhet”, shprehet një zonjë për Klan Kosova.

“Presim më të mirën, punësim për të rinjtë, qetësinë dhe rendin…”, shton ajo.

Edhe një qytetar ka thënë se procesi zgjedhor nga ajo që ka parë por vijon siç është më së miri.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat