Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe udhëheqësi i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, ka thënë se, deri në fund të votimit, pret pjesëmarrje afër 50 për qind, që do të ishte e përafërt me zgjedhjet e kaluara.
“Rreth 47% do të jetë pjesëmarrja deri në mbyllje”, ka thënë Balla në paraqitjen e tij para mediave.
Ai ka shtuar se socialistët “po presin procesin e mbylljes dhe më pas procesin e numërimit”.
“Besoj se brenda ditës së nesërme të kemi rezultatet dhe të fillojë edhe një herë numri sa u përket kandidatëve”.
Sa u përket parregullsive është shprehur se nuk ka pasur probleme të mëdha, përveç disave me procedurat elektronike.
Për implikimet e partive politike, Balla pohoi se socialistët kanë qëndruar larg qendrave të votimit, ashtu si dhe kërkohet, por nuk kanë bërë njëjtë edhe kundërshtarët e tyre politik – demokratët.
“Besoj që jeni dëshmitarë që, të vetmit që janë shtyrë në qendra të vendvotimeve, vijnë nga krahu tjetër. Nga Partia Socialiste nuk ka pasur asnjë shkelje të asnjë norme”.