Përgjigjja e Lulzim Bashës kur pyetet për votimin e Albin Kurtit në Shqipëri

Shqipëria

Përgjigjja e Lulzim Bashës kur pyetet për votimin e Albin Kurtit në Shqipëri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:43
Lulzim Basha

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, e aty ka votuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, dy orë para mbylljes së votimeve është paraqitur nga Durrësi ku ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dalin dhe të japin votën e tyre.

“Edhe dy orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve dhe të gjithë qytetarët të dalin masivisht për të votuar. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. E ardhmja e bukur po na pret, të gjithë drejt kutive të votimit”, tha Basha.

Ai u pyet nga gazetarët për votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti por nuk dha ndonjë përgjigje.

“Asnjë koment, të gjithë dilni dhe votoni”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat