Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës, votojnë vetëm 110 të dënuar

Shqipëria

Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës, votojnë vetëm 110 të dënuar

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:49
Foto

Ka përfunduar procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë.

Nga 465 të dënuar kanë votuar 110 prej tyre. Për shkak të ligjit të dekriminalizimit 110 të dënuar nuk mundën të votojnë.

158 të tjerë nuk kanë votuar sepse s’kanë qenë të pajisur me karta identiteti dhe për shkak të pamundësisë ekonomike nuk kanë mundur të aplikojnë për mjetin e identifikimit.

Ndërkohë që, na ndajnë vetëm pak minuta nga përfundimi i procesit të votimit, që do të përfundojë në orën 19:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat