Një ditë e ngjeshur ishte kjo e sotmja për ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim.
Ashtu siç kishte premtuar ambasadorja ishte në terren për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në qytete kryesore si Shkodra, Tirana, Durrësi, ndërsa sot pasdite ishte në Elbasan.
Ndryshe nga takimet e tjera ku iu përgjigj gazetarëve duke përcjellë thirrjet për votimit të lirë dhe të paqtë në Elbasan vendosi të takojë qytetarë të thjeshtë në sheshin përpara kalasë.