Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor. Kreu i shtetit ka falenderuar të gjithë qytetarët teksa siguron se asnjë votë nuk do të tjetërsohet.
“Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, shprehet Meta ndër të tjera.
Reagimi i Ilir Metës:
Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!
Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.
Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.
Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.