Policia e Fierit ka shoqëruar një të ri pak moment para se të dilnin kutitë e votimit nga qenda e "Agim" në njësinë administrative Libofshë.
I riu qëndronte me një shishe më lëndë djegëse në dorë dhe ka bërë thirrje se do të digjte kutitë e votimit.
Ai nuk e ka hedhur shishen e ndezur nga dora, ndërsa qëndronte përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit.
Policia e cila ndodhej në këto mjedise për mbarëvatjen e procesit, e ka ndaluar, ndërsa më pas është shoqeruar për në mjediset e komisariatit.
Pritet njoftim zyrtar nga policia e Fieirt lidhur me ngjarjen.