Lulzim Basha e shpall fitoren

Shqipëria

Lulzim Basha e shpall fitoren

Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:24
Kryedemokrati Lulzim Basha

(E plotësuar 21:12) - Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, në një dalje publike nga selia blu, u shpreh optimist për fitoren e Aleancës për Ndryshim.

"Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim.

Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, me durim dhe sipas ligjit

Dhe siç e kam thënë në fillim të fushatës në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton.’

EXIT Poll-et nxjerrin fitues opozitën – Basha paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Kryedemokrati Lulzim Basha do të dalë në një komunikim për shtyp nga selia e PD-së.

Vetëm pak minuta pas mbylljes së rezultatit të votimit dhe publikimit të EXIT Poll-eve, Basha ka zgjedhur që të zhvillojë një komunikim për shtyp nga PD-ja.

Ndryshe, kompania Ubo Consulting dhe SYRI TV ka zhvilluar një Exit Poll në Shqipëri, në lidhje me zgjedhjet që sapo u mbyllën.

Më poshtë rezultatet:

Gadishmëria e njerëzve për tu përgjigjur ka qenë e madhe. Mbi 77 % e personave kanë pranuar të përgjigjen.

Kemi përzgjedhur 1 nga 3 personat që kanë dalë nga qendrat e votimit.

PS: 44. 2 – 65 deputetë;

PD: 40.4 – 63 deputetë;

LSI: 9.3 – 10 deputetë;

PSD- 2 deputetë;

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat