Në pak minuta, Presidenti Ilir Meta ka bërë dy reagime përmes Facebook për proçesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Pasi përshëndeti fillimisht qytetarët në mbyllje të orarit zyrtar të votimit, presidenti Meta ka reaguar sërish duke bërë thirrje që askush të mos guxojë të cënojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!
Ai tha se përgjegjësia tani është e komisionerëve dhe numëruesve dhe se qytetarët duhet të relaksohen pas këtij proçesi të mrekullueshëm votimi.
“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.
Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.
Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!
Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!
Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.
Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!
Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”.