(E plotësuar 20:57) - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka komentuar ecurinë e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri duke bërë thirrje që procesi i numërimit të votimit të përcillet me qetësi nga të gjitha partitë politike në vend dhe se nga këto zgjedhje fituese duhet të dalë i gjithë vendi dhe jo vetëm partia fituese.
Ai në një konferencë për media pak pas përmbylljes së procesit të votimit nuk ka dashur të komentojë rezultatet e exit-polleve që tregojnë PS-në parti fituese të zgjedhjeve, duke thënë se populli ka folur tashmë me votën e vet dhe se duhet pritur procesi i numërimit.
Rama: Populli ka folur
“Dua njëkohësisht t’iu them të gjithëve, në rend të parë, socialistëve se vota janë në kuti se populli ka folur dhe tash duhet të dëgjojmë popullin, dhe se detyra jonë dhe e çdo vëzhguesi në qendër numërimi është në me përgjegjësinë më të lartë qytetare të kontribuojë për të numëruar votat në mënyrë korrekte që janë në kuti dhe hamendjet, exit-pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisës përsëri, i përkasin arsyetimeve të para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultat i ndeshjes”, ka thënë Rama.
Rama ka vlerësuar ecurinë e procesit të sotëm zgjedhor si të mirë dhe ka shfaqur bindjen se kjo do të vazhdojë deri në fund të këtij procesi kur edhe do të shpallen rezultatet përfundimtare.
Rama: Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria
Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë, falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve, duhet të jetë edhe vazhdimi i procesit dhe nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin””, u shpreh Rama.
NDryshe, Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate.
***
Kryeministri Rama ka dal në konferencën e tij të parë për shtyp pas përfundimit të votimit. Në fjalën e tij, pasi falënderoi të pranishmit, Rama tha se partia e tij do të vzhdojë të qeverisë.
“Dua ti falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë në Shqipëri, dua tju them të gjithëve se votat janë në kuti që të gjitha.
Populli ka folur dhe tani duhet ta dëgjojmë. Detyra jonë, eçdo numëruesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetarë të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat. Hamendjet, sondazhet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse, i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjithave kutive të votimit. Përqëndrohuni në detyrën tuaj dhe dua ta përsëris edhe njëherë një falënderim nga zemra për patronazhistët tonë që kanë bërë një punë mresëlënëse dhe njëkohësisht ata janë ata që e dinë më mirë se kush ka votuar kush nuk ka votuar.
Dhe duke qenë se në zonat e tyre janë të bindur për fitoren, të bindur janë dhe të tjerët. Tani është momenti të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e procesit. Nesër do të jemi përsëri, Shqipëria do të buzqesh. Ajo që dua të theksojë është se nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse, por duam që si ishte kjo ditë kaq e qete, kaq qytetare, duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi dhe nga ky proces do të dal e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë”.