Sipas sondazhit II të Antonio Notos në RTV Ora, për orën 20:00 janë përpunuar 90% e të dhënave.
Për qarkun e Elbasanit, dy partitë kryesore në vend shfaqen kokë më kokë me 43-47% të votave.
Ndërkohë, LSI varion nga 4-6%. Ky rezultat është i njëjtë për të gjitha partitë me atë të sondazhit të parë të Notos, një orë më parë.
PSD dhe Nisma Thurje janë në kuota të njëjta në këtë qark, me 0-2% të votave.
Ndërsa partitë e tjera kanë marrë sipas sondazhit 2-4% të votave të Elbasanit.