Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se autoritet zgjedhore dhe ligjzbatuese kanë detyrën që të të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve që janë mbajtur këtë të diel.
“Votuesit në Shqipëri morën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre.
Autoritetet zgjedhore dhe ligjzbatuese kanë detyrën të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve”.
“Kandidatët dhe udhëheqësit gjithashtu, kanë detyrën e tyre të mos supozojnë rezultatet, por të pranojnë vullnetin e votuesve kur të mbarojë numërimi”, ka shkruar Kim në Twitter.