Eksperti: Numrat tregojnë që opozita minimumi e ka barazimin në xhep

Shqipëria

Eksperti: Numrat tregojnë që opozita minimumi e ka barazimin në xhep

Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:36
Agim Tutulani

Eksperti i zgjedhjeve, Agim Tutulani ka deklaruar se nga numrat duket që opozita e ka në xhep barazimin.

“Nga numrat duket sikurminimumi opozita ka në xhep barazimin,” tha ai në studion e ABC.

Duke komentuar deklaratën e Lulzim Bashës nga selia, gazetari Berat Buzhala tha se ishte shumë më festiv se Edi Rama.

“Deklarata e Bashës në krahasim me Ramën shumë më festive, ishte në përputhje me Exit Poll. Votat janë në kuti, do të ishte e hershme të bërtiste fitore. Në krahasim me Ramën duket që Basha ishte shumë më i lumtur,” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat