Në KZAZ 32 ku do të numërohen votat e njësisë administrative nr 2. Prej orës 21:00 ka nisur administrimi i të gjithë materialeve zgjedhore.
Janë mbi 100 persona që janë paraqitur përpara saj.
Administrimi i materialeve zgjedhore ka nisur rreth orës 21:00 por po bëhet me ritme të ngadalta. Pas mesnate mund të nisë numërimi.
Në këtë KZAZ do të vijnë materialet zgjedhore të 88 QV. Mbi 70 mijë banorë kanë pasur të drejtën e votimit.