Deri në orën 20:00 pjesëmarrja në votime 48.59%, Celibashi: Rezultati brenda 48 orëve

Shqipëria

Deri në orën 20:00 pjesëmarrja në votime 48.59%, Celibashi: Rezultati brenda 48 orëve

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:09
Ilustrim

Shqipëria mbylli votimet për zgjedhjen e Kuvendit të ri dhe mazhorancës qeverisëse. Sipas të dhënave të KQZ që pasurohen orë pas ore, deri në orën 20:00 pjesëmarrja në votime ka qenë 48.59%. Në total janë 5199 Qendra Votimi.

Në mbyllje të votimit, Celibashi tha se ky proces zgjedhor u kateraktertizua nga qetësia, suiguria dhe integriteti i tij si proces.

Celibashi: Nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime. Në përgjithësi procesi i votimit ishte në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ lidhur me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik. U realizua në një kohë mjaft të shkurtër, pa një rast të dytë.

Janë më pak se 200 Qendra Votimi që është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Por në vlerësimin tim ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë dhe meritën e ka nënkomisionerja Pelinku që ka udhëhequr këtë proces dhe e falenderoj.

Ai u bëri u bëri thirrje subjektevepolitike që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi.

Celibashi: Të presin të numërohen fletët e votimit për të mësuar fituesin. Çdo deklarim i bërë pa nisur procesi i numërimit nuk do ti shërbente qetësisë së nevojshme të këtij procesi.

KQZ ka marrë të gjitha masat që ky proces të përfundojë brenda 48 orëve për partitë dhe koalicionet dhe pastaj të vazhdojmë me procesin e nxjerrjes së rezultatit për kandidatët.

Celibashi shtoi se gjithë procesi i numërimit do të jetë i monitoruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat