Pusteci: Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit

Shqipëria

Pusteci: Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:20
Foto

Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Në këtë bashki të Qarkut të Korçës janë 7 qendra votimi për t’u numëruar. Pusteci ka gjithsej në listë 4366 zgjedhës.

Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave.

Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë në rang vendi 48.59% e zgjedhësve.

Pritet që procesi i numërimit të nisë së shpejti edhe në qarqet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat