Analisti Adrian Thano tregoi sesa mandate të sigurta kanë tri partitë kryesore në vend.
Në një analizë që bëri në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Thano deklaroi se PS ka të sigurta 68 mandate, PD 57, ndërsa LSI 3.
“Një projeksion ka llogaritur çfarë kanë të sigurt PS, PD dhe LSI. PS ka të sigurt në Kukës 1, në Lezhë 3, Durrës, 7, Elbasan 8, Dibër 2, Shkodër 3, Tiranë 17, Korçë 5, Berat 4, Fier 9, Vlorë 7, Gjirokastër 2. Bilanci paraprak për PS është me 68 mandate të sigurt. PD ka të sigurt, sipas projeksionit: Kukës 2, Lezhë 4, Berat 2, Vlorë 4, Durrës 6, Elbasan 5, Dibër 2, Shkodër 6, Tiranë 15, Korçë 4. Bilanci paraprak për PD është 57 të sigurt, nuk shkon më shumë se 66, në versionin më optimal, maksimumi i maksimumeve. LSI ka të sigurt: Tiranë 2, Fier 1, lufton për 1 në Durrës, Elbasan, Korçë, Berat.
Maksimumi që mund të arrijë është 7, por për mua nuk arrihet. PS synon 71-72 mandate, PD 61-62, LSI 5-6 mandate. 1-2 mandate janë partitë e vogla.”