​Zgjedhjet në Shqipëri, PS vazhdon të prijë para PD-së

Shqipëria

​Zgjedhjet në Shqipëri, PS vazhdon të prijë para PD-së

Më: 25 prill 2021 Në ora: 23:13
Foto nga numërimi i votave në Shqipëri

(E plotësuar 00:54) - Del rezultati i tre kutive të para në Këlcyrë, PS kryeson me 271 vota, PD 218 dhe LSI 25 vota

Ka dalë rezultati i tre kutive të para të hapura në Këlcyrë. PS ka grumbulluar në total 271 vota, PD 218 kurse LSI 25.

Saktësisht janë numëruar kutitë e qendrave Mazhan, PD 47 vota, PS 46 vota, LSI 5 vota, si dhe dy kuti në Ballaban, ku PS ka marrë 225 vota, PD 171, LSI 20.

PS në këto tre kuti në Këlcyrë kryeson edhe ndaj PD-LSI që së bashku kanë 243 vota.

Nis numërimi në Himarë, rezultati i kutisë së parë në Selenice

Nisi numërimi në bashkinë e Himarës. Nga 35 kuti është numëruar një kuti ndërsa vijon numërimi i kutisë së dytë.

Kutia e parë që përfundoi së numëruari është ajo e fshatit Karburanë në Selenicë ku PS rezulton të ketë marrë  120 vota, PD 67 vota dhe LSI 53.

Në qarkun Vlorë nuk është raportuar ansjë problem për dorëzimin e kutive dhe materialeve zgjedhore.

***

Partia Socialiste e Shqipërisë prin me 57.62 për qind të votave nga 120 qendra të votimit nga gjithsej 5199 sosh, pasuar nga Partia Demokratike me 31.6 për qind, sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen e saj zyrtare.

Në vendin e tretë renditet LSI me 8.99 për qind, PSD ka 1.04 për qind, PLDSH 0.38 për qind, LN 0.28 për qind dhe LRE 0.09 për qind.

Në Shqipëri të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare 2021. Për 140 vendet në parlament garojnë 1.800 kandidatë për deputetë nga 12 forca politike, koalicione apo kandidatë të pavarur.

Në këto zgjedhje kryeministri Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, kërkon mandatin e tretë qeverisës, ndërsa Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, rikthimin kësaj partie në pushtet, me atë si kryeministër, pas 8 vjetësh në opozitë.

Për herë të parë në këto zgjedhje identifikimi biometrik i zgjedhësve po bëhet me pajisje elektronike, që shmangin votimin e dyfishtë, votimin familjar apo votimin për dikë tjetër. Për herë të parë do të pilotohet në disa qendra votimi në Tiranë edhe numërimi elektronik i votave.

Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare sipas standardeve ndërkombëtare dhe cilësimi i tyre të lira, të drejta dhe të ndershme përbën kushtin kryesor që BE të zhvillojë brenda qershorit të këtij viti Konferencën e Parë Ndërministrore që shënon hapin e parë për hapjen nga BE-ja të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Image

Në Memaliaj numërohen 3 kuti votimi, ja rezultati

Në qarkun Gjirokastër në Memaliaj ka përfunduar numërimi në tre kuti votimi

Ne total PS: 395 vota

Ne total PD: 192 vota

Ne total LSI: 81 vota

Në Qesarat, Memaliaj

148 vota PS
78 vota PD
36 Vota LSI

Në Buz Memaliaj

100 vota PS
49 vota PD
9 vota LSI

Në Buz Memaliaj

147 vota PS
65 vota PD
36 vota LSI  

Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në Shijak/ Kanë votuar 48% e zgjedhësve

Ka përfunduar marrja në dorëzim e kutive të votimit në Shijak, ZAZ 25.

Komisioni ka vendosur një pushim 60 minuta dhe pas një trajnimi të shpejtë të numëruesve do të nisë numërimi. Në këtë ZAZ janë 5 grupe numërimi.

Në Shijak rezulton se kanë votuar 15 783 zgjedhës ose 48%.

***

Kutitë e para të numëruara, ashtu si në proceset e kaluara zgjedhore, edhe sonte janë hapur në Pustec, bashki ku dominon komuniteti minoritar maqedonas.

Në Kallamas janë numëruar votat e kutive në tre qendrat e para të votimit dhe ka përfunduar procesi i numërimit në të trija.

Rezultati është: në qendrën e parë të votimit PS ka marrë 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota;

Në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota.

Ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Bashkia Pustec ka gjithsej 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

Sakaq raportohet se kutitë e para kanë nisur të numërohen dhe në qyteza të tjera si Memaliaj dhe Poliçan.

***

Ndërkohë që procesi i votimit numërimi i kutisë së fshatit Putec, në Korçë.

Sipas rezultateve, mësohet se PS ka marrë 245 vota, PD 109 dhe LSI 61 vota në gjithë fshatin.

Nga ana tjetër, edhe në Poliçan ka nisur procesi i numërimit, po ashtu edhe në Bashkinë Memaliaj janë hapur 3 kutitë e para.

Gjithashtu, ky proces ka nisur edhe në Devoll e Pustec ku kanë mbërritur të gjitha kutitë.

Sipas të dhënave të para në Pustec kanë votuar 1606 qytetarë nga 4366 në listë.

Nga kutia e parë e hapur në Kallamas rezulton që PS ka marrë 118 vota, PD 114 dhe LSI 17.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat