Një automjet është vjedhur mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Vlorë-Fier.
Dy persona të cilët udhëtonin me këtë automjet kanë ndaluar për të pirë cigare jashtë makinës, ndërkohë që persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur makinën dhe janë larguar.
Policia ka ngritur postoblloqe për gjetjen e makinës dhe kapjen e autorëve.