Kryetari i PSD-së, Tom Doshi vendos që të heqë dorë nga gara për deputet duke e dhënë dorëheqjen.
Ka qenë vetë kandidati dhe kreu i PSD-së që e ka bër ëme dije këtë vendim të minutave të fundit.
Doshi është shprehur se KQZ-së duhet të bëjë zëvendësimin e tij tashmë në listë, po ashtu edhe mandatin e tij nëse e fiton një të tillë.
Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.
Doshi shkaktoi edhe disa reagime nga ambasadorja amerikane Yuri Kim më herët e cila kërkoi që për shkak të shpalljes së tij non grata nga SHBA të mos përfshihej në qeveri.