Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se deri në ora 12:11 janë numëruar 1961 kuti të votimit nga 5199 sa janë gjithsej.
Deri në këto momente, siç njofton KQZ-ja, Partia Socialiste është në vendin e parë me 49.34% të votave, duke lënë pas Partinë Demokratike që ka vetëm 38.85%.
Në vendin e tretë me 7.11% të votave qëndron Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).
Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje, kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen e KQZ-së, deri më tani Boiken Abazi ka marrë 689 vota, Iljaz Shehu 149 dhe Kreshnik Merxhani 49.
Ndryshe, në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë plotë 3,588,869 qytetarë.