Kryesimi i PS në zgjedhje/ Ish-këshilltari i Tony Blair shkruan shqip

Shqipëria

Kryesimi i PS në zgjedhje/ Ish-këshilltari i Tony Blair shkruan shqip

Më: 26 prill 2021 Në ora: 14:26
Alastair Campbell dhe Edi Rama

Këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, Alastair Campbell, ka reaguar në lidhje me kryesimin e deritanishëm të PS në zgjedhjet e zhvilluara më 25 Prill.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Campbell thekson se Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë edhe më e madhe se e dyta, referuar rezultatit të PS në zgjedhjet e vitit 2017.

“Duket se Edi Rama po shkon drejt një fitoreje të tretë më të madhe sesa fitorja e dytë.

Pra, jo vetëm që ai do të jetë udhëheqësi i parë i majtë pas Toni Blair që fiton tre mandate radhazi, por i pari që arrin të shtojë mbështetjen midis fitoreve. Urime dhe fat të mbarë!”- shkruan Campbell.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat